Meloni pesimiste para takimit në Washington: Nuk do të jetë aspak e lehtë

Meloni pesimiste para takimit në Washington: Nuk do të jetë aspak e lehtë

Bota August 18, 2025 - 17:34

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka paralajmëruar se “nuk do të jetë aspak e lehtë” për luftën në Ukrainë.

Në një deklaratë të lëshuar , udhëheqësja italiane thotë se mendon që “duhet të shqyrtojnë të gjitha zgjidhjet e mundshme”, duke shtuar se “nuk ka zgjidhje të lehta”.

“Unë besoj se duhet të shqyrtojmë të gjitha zgjidhjet e mundshme për të siguruar paqen dhe sigurinë për kombet tona. Puna që do të bëjmë sot është e rëndësishme.”

Ajo shtoi se “më në fund ka shkëndija shprese për dialog”.