
Macron ndan objektivat e koalicionit paqeruajtës për takimin me Trumpin
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron – një nga tre bashkëkryetarët e koalicionit të Vullnetarëve – ka përshkruar objektivat e aleancës paqeruajtëse për takimin e nesërm në Uashington.
Ai tha se situata përpara bisedimeve është jashtëzakonisht serioze – jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën.
Evropa duhet të jetë në tryezë kur bëhet fjalë për të folur për çështjet evropiane, tha ai, transmeton Telegrafi.
Qëllimi kryesor në takimin e nesërm është të paraqesë një front të bashkuar midis Ukrainës dhe aleatëve të saj evropianë, shtoi presidenti francez.
Ai paralajmëroi se dobësia që tregohet përballë Rusisë përgatit terrenin për konflikte të ardhshme.
Formati i ushtrisë së Ukrainës është shtylla e parë për garancitë e sigurisë për vendin, shtoi ai.
Macron tha gjithashtu se koalicioni dëshiron që integriteti territorial i Ukrainës të respektohet. /Telegrafi/