
Trumpi mbështet planin për lëshime territoriale në këmbim të paqes në Ukrainë
Presidenti amerikan, Donald Trump u tha udhëheqësve evropianë pas takimit të tij me Presidentin Vladimir të premten në Alaska, se ai mbështeste një plan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duke u lëshuar territor rusëve, në vend që të përpiqej për një armëpushim, sipas dy zyrtarëve të lartë evropianë që u informuan për telefonatën.
Trump do ta diskutojë këtë plan me Presidentin Volodymyr Zelensky të hënën në Shtëpinë e Bardhë, dhe udhëheqësit evropianë janë të ftuar të marrin pjesë, thanë zyrtarët, duke folur me kusht anonimiteti për të diskutuar bisedimet private, shkruan New York Times.
Pas takimit të tij me Putin, Trump ka hequr dorë nga kërkesa e tij për një armëpushim të menjëhershëm dhe beson se një traktat i shpejtë paqeje mund të negociohet, për sa kohë që Zelensky pranon t’ia lëshojë pjesën tjetër të rajonit të Donbasit Rusisë, madje edhe ato zona që nuk janë të pushtuara nga trupat ruse.
ZZelensky dhe udhëheqësit evropianë e kanë kundërshtuar fuqimisht një lëshim të tillë të tokës së pabanuar, e cila përmban gjithashtu linja të rëndësishme mbrojtëse dhe është e pasur me minerale.
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se një marrëveshje përfundimtare nuk mund të përfshijë që Kievi të bjerë dakord të lëshojë përgjithmonë ndonjë territor sovran ukrainas, gjë që do të shkelte Kushtetutën e Ukrainës. /abcnews