
Izraeli diskuton me Sudanin e Jugut për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza
Izraeli dhe Sudani i Jugut kanë zhvilluar bisedime rreth një marrëveshjeje që do të parashihte zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza në këtë shtet afrikan të varfër, raportuan për agjencinë Reuters tre burime të afërta me procesin përcjell Dukagjini.
Megjithatë, udhëheqësit palestinezë e kanë refuzuar menjëherë një plan të tillë duke e cilësuar të papranueshëm.
Sipas burimeve, ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete, por diskutimet mes palëve vazhdojnë.
Nëse ky plan do të materializohej, palestinezët nga enklava e shkatërruar nga gati dy vjet luftë me Izraelin do të transferoheshin në një vend që vetë ka vuajtur për dekada nga dhuna politike dhe etnike.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar këtë muaj se synon ta zgjasë kontrollin ushtarak në Gaza.
Ai përsëriti edhe këtë javë se palestinezët duhet të largohen vullnetarisht nga territori, duke e përfshirë këtë propozim si pjesë të politikës së tij ndaj Gazës.