Zelensky thotë se do të takohet me Trumpin të hënën

Zelensky thotë se do të takohet me Trumpin të hënën

Bota August 16, 2025 - 09:48

Lideri ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do të takohet me homologun e tij amerikan, Donald Trump, të hënën që po vjen.

Ky takim vjen pas atij midis Trumpit dhe presidentit rus, Vladimir Putin, që u mbajt dje në Alaskë.

Ai ka njoftuar se do të udhëtojë për në Washington ku edhe do të mbahet takimi dypalësh.

Këtë gjë e bëri të ditur pasi kreu sot një telefonatë me Trumpin, me të cilin më parë ka pasur edhe përplasje në pikëpamje.

Zelensky po ashtu tregoi se presidenti amerikan i ka treguar për pikat kryesore që janë diskutuar në takimin e djeshëm me Putinin.