Takimi në Alaskë, Zelensky mesazh SHBA-së: Forca mos gaboni

Takimi në Alaskë, Zelensky mesazh SHBA-së: Forca mos gaboni

Bota August 15, 2025 - 22:47

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka lëshuar një deklaratë në prag të negociatave mes SHBA-ve dhe Rusisë.

Zelensky theksoi se edhe në ditën e bisedimeve, trupat ruse vazhdojnë të vrasin.

“Kjo flet shumë. Së fundmi kemi diskutuar me amerikanët dhe europianët se çfarë mund të funksionojë realisht. Të gjithë kanë nevojë për një fund të drejtë të luftës,” tha ai.

Zelensky nënvizoi se Ukraina është e gatshme të punojë sa më produktivisht për t’i dhënë fund luftës, por gjithçka do të varet nga pozicioni i SHBA-ve.

“Rusët e marrin në konsideratë forcën amerikane. Mos gaboni, forca!” u shpreh ai.