Zjarr i përmasave të mëdha në Kanada, nis evakuimi i banorëve

Zjarr i përmasave të mëdha në Kanada, nis evakuimi i banorëve

Bota August 13, 2025 - 10:15

Alarm evakuimi është lëshuar për mijëra njerëz pas shpërthimit të zjarrit në Newfoundland, në Kanada.

Më shumë se 13.000 njerëzve që jetojnë në periferi të St. John’s, N.L. u është thënë të përgatiten për të evakuuar shtëpitë dhe bizneset e tyre, ndërsa një zjarr i ri po përhapet pranë qytetit më të madh të provincës.

Mbrëmë kryeministri John Hogan lëshoi një alarm evakuimi paraprak për pjesë të dy qyteteve në jugperëndim të St. John’s, Paradise dhe Conception Bay South.

Banorëve iu tha të përgatisin paketa bazë emergjence që do t’u lejojnë atyre të jenë larg shtëpive të tyre për të paktën 72 orë. Në New Brunswick, tri zjarre kanë dalë jashtë kontrollit dhe banorëve në veri të Monctonit u është thanë të përgatiten për evakuim.