
Zelensky alarmon: Rusia po përgatitet për ofensivë të re ushtarake, duhet më shumë presion
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar të martën se Ushtria ruse ’po përgatitet për t’i dhënë fund luftës’, por “po bën lëvizje që tregojnë se po bëhen përgatitje për ofensiva të reja ushtarake”, teksa i ka falënderuar udhëheqësit europianë për mbështetjen.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelensky ka thënë se është thelbësore që uniteti i pikëpamjeve “të mos kërcënohet”, ndërsa iu ka bërë thirrje aleatëve të Ukrainës të ushtrojnë më shumë presion ndaj Rusisë.
“Çështjet që lidhen me sigurinë e Ukrainës dhe Europës diskutohen nga të gjithë ne së bashku. Çdo vendim duhet të jetë vlerë e shtuar për kapacitetet tona të sigurisë. E nëse Rusia refuzon t’i ndalojë vrasjet, atëherë duhet të mbahet përgjegjëse”, ka thënë ai.
Ai e ka mbështetur gjithashtu planin e presidentit amerikan, Donald Trump, për takim me presidentin rus, Vladimir Putin, ndërsa ka thënë se “së bashku ne duhet t’i formësojmë pozicionet që s’do ta lejojnë Rusinë që ta mashtrojë botën përsëri”.