
Humbi gjurmët teksa notonte me nënën në det, gjendet pa shenja jete 6-vjeçari në Itali
Bota
August 12, 2025 - 14:00
Trupi i një 6-vjeçari, i cili u zhduk pasditen e së hënës në plazhin e Ca’ Pasquali, në Cavallino-Treporti, afër Venecias, u gjet pa shenja jete.
Carlo Panizzo u gjet nga zhytësit rreth orës 3:00 të mëngjesit të së martës, rreth 100 metra larg bregut, në një thellësi prej 2 metrash.
Në kërkime morën pjesë forcat e Guardia Costiera, zjarrfikësit, helikopterë, roje plazhi, si dhe shumë pushues.
Carlo u zhduk ndërsa notonte me nënën e tij.
Pavarësisht kërkimeve intensive që vazhduan gjatë natës, shpresat për ta gjetur gjallë u shuan në orët e para të mëngjesit.