Protesta kundër vendosjes së ushtrisë në Washington

Protesta kundër vendosjes së ushtrisë në Washington

Bota August 12, 2025 - 13:49

Vendimi i Donald Trumpit për vendosjen e trupave të Gardës Kombëtare në Uashington ka shkaktuar protesta të shumta.

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimin “Turp kombëtar” dhe brohorisnin “Trumpi duhet të ikë tani”.

Ky vendim i kreut të Shtëpisë së Bardhë vjen pas deklaratës së tij se të pastrehët duhet të largohen nga Uashingtoni që kryeqyteti të jetë më i pastër dhe më i sigurtë.

“Duke u rritur në Washington, është shumë e vështirë të shohësh qytetin të pushtohet nga Donald Trump dhe t’i bëjë të gjithë të jetojnë me frikë. Nuk e miratoj, thjesht mendoj se është një veprim i keq dhe reagimi do të jetë shumë i ashpër kundër tij dhe administratës së tij,” tha Eugene Achstetter, protestues.

Presidenti republikan deklaroi se 800 trupa të Gardës Kombëtare janë vendosur në qytet, veprim i cili u konsiderua i paligjshëm.

“Ne jemi tashmë një qytet me shumë kontroll policor. Ne meritojmë përfaqësim. Përfaqësues të popullit nga të gjitha shtetet e tjera vijnë në Kongres këtu dhe ne paguajmë taksat njësoj si kushdo tjetër,” tha Kango Kiama, protestues.

Kryetarja demokrate e bashkisë së Washingtonit, Muriel Bowser, hodhi poshtë pretendimet e Trumpit për dhunë të pakontrolluar, duke vënë në dukje se krimi arriti nivelin më të ulët në më shumë se tre dekada vitin e kaluar.

Ndërsa policia e qytetit deklaroi se krimi, përfshirë vrasjet, u rrit ndjeshëm në vitin 2023, duke e bërë Washingtonin një nga qytetet më të rrezikshme të vendit.