
Një i vdekur dhe 29 të plagosur nga tërmeti 6.1 ballësh që goditi Turqinë Perëndimore
Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se tërmeti ishte i përqendruar në rrethin Sëndërgë të provincës Balëkesir në Turqinë Perëndimore.
Turqia u trondit të dielën nga një tërmet me magnitudë 6.1 ballë, raporton Anadolu.
Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se tërmeti ishte i përqendruar në rrethin Sëndërgë të provincës Balëkesir në Turqinë Perëndimore.
Tërmeti u mat në një thellësi prej 11 kilometrash.
Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya tha se një person 81-vjeçar humbi jetën pasi u nxor nga një ndërtesë e shembur. Ai nuk arriti t'u mbijetojë plagëve, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve. Njëzet e nëntë të tjerë që u lënduan janë shpëtuar gjithashtu, asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.
Vlerësimet fillestare tregojnë se 16 ndërtesa në 68 lagje janë shembur si pasojë e tërmetit dhe lëkundjeve pasuese.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan shprehu ngushëllimet e tij ndaj të gjithë të prekurve, duke thënë se do t'i ndjekë nga afër zhvillimet. /AA