BE: Paqja mund të arrihet vetëm me Ukrainën në tryezë

BE: Paqja mund të arrihet vetëm me Ukrainën në tryezë

Bota August 09, 2025 - 20:18

BE është shprehur se mbështet negociatat e paqes për t’i dhënë fund luftës ruse në Ukrainë, por rithekson se në tryezën e bisedimeve duhet të jetë e pranishme dhe Ukraina ku mund të marrë vendime të pavarura e sovrane.

Takimi mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump është njoftuar se do të mbahet më 15 gusht në Alaska.

Megjithatë liderë europianë të cilët janë shprehur pro paqes, kanë bërë thirrje që BE dhe Ukraina të jetë e pranishme në takim.

Franca, Gjermania dhe Britania  kërkojnë gjithashtu që çdo lëshim territorial nga Kievi të shoqërohet me garanci të palëkundura sigurie, përfshirë pranimin përfundimtar të Ukrainës në NATO.

“BE-ja vazhdon të mbështesë negociatat e paqes për t’i dhënë fund luftës së agresionit të Rusisë, me Ukrainën në tryezë dhe në të cilat Ukraina mund të marrë vendime të pavarura dhe sovrane, të cilat BE-ja do t’i mbështesë”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian për ANSA-n në lidhje me samitin Trump-Putin dhe lëshimet e mundshme territoriale nga Ukraina. /abcnews