Rreth 200 të arrestuar në protestën për Palestinën në Londër

Rreth 200 të arrestuar në protestën për Palestinën në Londër

Bota August 09, 2025 - 19:35

Policia Britanike arrestoi në Londër pasditen e të shtunës të paktën 200 persona të cilët ishin në mesin e protestuesve në mbështetje të një organizate të quajtur “Action for Palestine”. Dhjetë qytetarë mbajtën pankarta pro Palestinës ku shkruhej “Unë Kundërshtoj Gjenocidin” dhe unë mbështes organizatën “Action for Palestine”.

Qeveria Britanike e ndaloi në muajin korrik Organizatën “Action for Palestine” që të vepronte brenda territorit Britanik pasi ky grup hyri në një bazë ushtarake dhe leu me bojë disa avionë të ushtrisë së vendit.

Ndalimi i Organizatës u bë bazuar në Aktin për terrorizmin, akt ligjor ky i vitit 2000 ku theksohet se çdo anëtar i kësaj organizate apo mbështetës i saj mund të akuzohet për vepër penale dhe të dënohet me burg deri në 14 vite.

Policia Metropolitane ka deklaruar se kushdo që del publikisht me pankarta në mbrojtje të këtij grupi do të arrestohet dhe do të përballet me akuza penale.

Në Sheshin e Parlamentit ku u mbajt protesta këtë të shtunë sipas asaj që raportoi media Britanike BBC ndodheshin rreth 500 deri në 600 demonstrues.

Shumica e personave të ndaluar nga policia refuzuan të jepnin detaje mbi identitetin e tyre duke detyruar kështu autoritetet që ti arrestonin ato dhe ti dërgonin në qendra paraburgimi.

Vitin e fundit protestat pro Palestinës dhe organizatave Humanitare që ngrenë zërin mbi luftën në Rripin e Gazës janë zgjeruar në Perëndim dhe mbarë Europën, për shkak të viktimave të shumta që ka shkaktuar lufta në Lindjen e Mesme.