
Kina në mobilizim të plotë, përmbytjet shkaktuan dhjetë viktima dhe mijëra të zhdukur
Bota
August 08, 2025 - 22:04
Kina ka nisur një operacion “të plotë” shpëtimi pas përmbytjeve të rënda që goditën rajonin e Yuzhong, në provincën Gansu, duke shkaktuar të paktën 10 viktima dhe duke lënë 33 persona të zhdukur, ndërsa rreth 4,000 njerëz janë bllokuar.
Moti ekstrem filloi të enjten në mbrëmje, kur reshjet e shumta të shiut shkaktuan përmbytje në rajon. Në disa zona, reshjet arritën deri në 195 mm, pothuajse gjysma e mesatares vjetore.
Presidenti Xi Jinping ka urdhëruar ndërhyrje urgjente shpëtimi, duke theksuar rëndësinë e gjetjes dhe shpëtimit të personave të zhdukur, zhvendosjes së atyre në rrezik dhe rikthimit sa më shpejt të rrjetëve të komunikimit dhe transportit.