
U nis me jaht drejt Mykonos, zhduket pa gjurmë biznesmeni i njohur turk
Autoritetet turke janë në kërkim të biznesmenit Halit Yukay, i cili rezulton i zhdukur që nga nata e së shtunës. Ai ishte nisur me jahtin e tij “Graywolf” nga Gialova drejt ishullit grek Mykonos dhe që prej asaj kohe nuk është më kontaktuar. Jahti i 43-vjeçarit u gjet disa ditë më vonë, i dëmtuar dhe gjysmë i mbytur pranë ishullit Prokonnisos në Detin Marmara. Ishte roja bregdetare turke që zbuloi mjetin lundrues, pasi u lajmerua per nje anije te fundosur.
Familjarët e Yukay-t ngritën alarmin pasi ai nuk u përgjigjej telefonatave. Ai ishte nisur të shtunën në mbrëmje, ndërsa rrënojat e jahtit u zbuluan të martën në mesditë nga një anije tregtare, e cila raportoi për mbetje në det. Pas verifikimeve, jahti u identifikua si “Graywolf”. Operacioni i kërkimit përfshin zhytës, helikopterë dhe njësi të shumta të rojës bregdetare, por deri tani nuk është gjetur asnjë shenjë e biznesmeni te zhdukur.
Halit Yukay është një emër i njohur në industrinë e jahteve luksoze. I lindur në vitin 1982, ai është themeluesi i kompanisë Mazu Yachts, e cila prodhon jahte moderne dhe të teknologjisë së lartë në Turqi. Ai nisi karrierën si ndërtues anijesh dhe e themeloi kompaninë e tij në vitin 2011, duke realizuar ëndrrën e tij për të krijuar një markë të njohur ndërkombëtarisht në fushën e mjeteve lundruese luksoze. /abcnews