
Bie helikopteri sipër varkës në Misisipi, ndërrojnë jetë dy persona
Bota
August 07, 2025 - 23:08
Një aksident është shënuar ditën e sotme në Misisipi, ku është përfshirë një helikopter e një varkë. Ngjarja me dy viktima, ka ndodhur në lumen Misisipi, pranë Alton.
Sipas mediave lokale, helikopteri humbi kontrollin teksa ndodhej në ajër, e fillimisht goditi linjat e energjisë pranë lumit. Më pas, helikopteri ra mbi një varkë, duke bërë që kjo e fundit të përfshihet nga flakët.
Viktimat ishin dy personat e bordit të helikopterit. Sakaq, nga varka nuk ka asnjë viktimë apo të lënduar. Nuk dihet se çfarë shkaktoi aksidentin nga helikopteri.