Izraeli shtyn mbledhjen e kabinetit për marrjen në kontroll të Gazës

Izraeli shtyn mbledhjen e kabinetit për marrjen në kontroll të Gazës

Bota August 05, 2025 - 13:54

Kabineti izraelit ka shtyrë mbledhjen e planifikuar për të martën, e cila pritej të trajtonte çështjen e marrjes nën kontroll të Gazës. Në vend të saj, do të zhvillohet një konsultim i kufizuar për sigurinë me shefin e Shtabit të Ushtrisë, për të analizuar zhvillimet më të fundit në rajon.

Ky ndryshim vjen në një kohë tensionesh të shtuara dhe shqetësimesh të vazhdueshme për sigurinë. Zyrtarët izraelitë po e ndjekin nga afër situatën në terren, ndërsa po shqyrtojnë hapat e mëtejshëm në përgjigje të zhvillimeve të fundit.

Kujtojmë se, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi të hënën, 4 gusht, vendimin për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë edhe operacionet ushtarake në zonat ku besohet se mbahen pengjet.