
Gjashtë persona të tjerë vdesin nga uria në Gaza në 24 orët e fundit
Gjashtë persona të tjerë kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja në Gaza gjatë 24 orëve të fundit.
Vdekjet e fundit e çojnë numrin e përgjithshëm të viktimave në 175 persona, përfshirë 93 fëmijë që nga fillimi i luftës, tha ministria e Shëndetësisë e Gazës.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se mungesa e karburantit ka dëmtuar rëndë shërbimet spitalore, duke detyruar mjekët të trajtojnë vetëm pacientët më kritikë ose të plagosur rëndë, shkruan Reuters.
Agjencitë e OKB-së thonë se hedhjet ajrore të ndihmave janë të pamjaftueshme dhe se Izraeli duhet të lejojë shumë më tepër ndihma të hyjnë përmes tokës dhe të hapë më shumë akses drejt territorit, për të shmangur urinë mes 2.2 milionë banorëve të Gazës, shumica e të cilëve janë të zhvendosur dhe jetojnë në rrënoja.