Shpërthen një vullkan rus për herë të parë pas 500 vjetësh [video]

Shpërthen një vullkan rus për herë të parë pas 500 vjetësh [video]

Bota August 03, 2025 - 13:28

Një vullkan në lindje të Rusisë ka shpërthyer për herë të parë pas gati 500 vjetësh.

Ekspertët besojnë se shpërthimi mund të jetë i lidhur me tërmetin masiv të disa ditëve më parë.

Vullkani Krasheninikov në Kamçatka ka nxjerrë hi në distancë prej gjashtë kilometrash gjatë natës. Ministria ruse për Emergjenca ka thënë se nuk ekziston rrezik te zonat e banueshme.

Disa orë më vonë, një tjetër tërmet e ka shkundur Rusinë, duke nxitur paralajmërime për cunami.

Të dyja zhvillimet mund të jenë të lidhura me tërmetin 8.8 shkallësh të Rihterit që e ka goditur atë zonë ditë më parë.

Ekspertët rusë kanë paralajmëruar se dridhje tjera të fuqishme mund të regjistrohen për disa javë pas tërmetit të 30 korrikut – i cili ka qenë ndër më të fuqishmit që është regjistruar.

Për pasojë, miliona njerëz janë detyruar të evakuohen.

Tërmeti i së dielës, 7.0 shkallë i Rihterit, i ka goditur ishullit Kuril dhe mund të krijojë valë deri në 18 centimetra, sipas autoriteteve ruse.

Banorëve të tri zonave në Kamçatka u është bërë thirrje që të qëndrojnë larg brigjeve.

Herën e fundit kur ka shpërthyer vullkani Krasheninikov ka qenë shekulli i 15-të, sipas autoriteteve ruse.

Gadishulli Kamçatka gjendet në të ashtuquajturën "Unazë e zjarrit në Paqësor" – për shkak të numrit të madh të tërmeteve dhe vullkaneve që regjistrohen në atë pjesë. /Rel