
Arrestohet një burrë nga Kalifornia, dyshohet se i dërgoi para ISIS-it
Bota
August 02, 2025 - 14:45
FBI arrestoi të premten një burrë në Long Beach, Kaliforni, nën dyshimin se i dërgoi para Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë, një organizatë e huaj e përcaktuar si terroriste, sipas Departamentit të Drejtësisë.
Mark Lorenzo Villanueva, 28 vjeç, një banor i përhershëm i ShBA-së me origjinë nga Filipinet, përballet me deri në 20 vjet burg për përpjekjen për të ofruar mbështetje materiale për ISIS-in, tha Departamenti i Drejtësisë në një deklaratë, shkruan CNN.
Hetuesit thanë se Villanueva ishte në komunikim me dy individë që e identifikuan veten si luftëtarë të ISIS-it përmes mediave sociale në fillim të këtij viti.