Marrëveshja BE-SHBA, Macron: Nuk kemi përse t’i frikësohemi Trumpit, historia ende nuk ka mbaruar

Marrëveshja BE-SHBA, Macron: Nuk kemi përse t’i frikësohemi Trumpit, historia ende nuk ka mbaruar

Bota July 30, 2025 - 16:21

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Bashkimi Europian nuk e ka shfrytëzuar fuqinë e tregut të tij të vetëm dhe se nuk ka ushtruar presion mjaftueshëm për të arritur një marrëveshje të mirë.

Më tej ai është shprehur s e SHBA duhet të jetë ajo që të ketë frikë nga BE.

Ndërsa lidhur me marrëveshjen e arritur BE –SHBA presidenti Macron nuk ka bërë një reagim kritik aq sa ishte ai i kryeministrit francez i cili e quajti marrëveshjen “si një ditë e zezë për Europën”. Më tej shtoi se ka ende kohë për të ndryshuar marrëveshjen.

“Historia nuk ka mbaruar dhe ne nuk do të ndalemi këtu”, ka thënë ai.