Amerika i vendos tarifa prej 25% Indisë

Amerika i vendos tarifa prej 25% Indisë

Bota July 30, 2025 - 16:06

Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara do të vendosin një tarifë prej 25% për mallrat e importuara nga India duke filluar nga 1 gushti.

Ai tha se India, e cila ka ekonominë e pestë më të madhe në botë, do të përballet gjithashtu me një ndëshkim të paspecifikuar më 1 gusht, por nuk dha detaje mbi shumën ose për çfarë shërbente, raporton Reuters.

“Ndërsa India është miku ynë, ne, gjatë viteve, kemi bërë relativisht pak biznes me ta sepse tarifat e tyre janë shumë të larta, ndër më të lartat në botë, dhe ata kanë barrierat tregtare jo-monetare më të vështira dhe të bezdisshme nga çdo vend”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.