
Izraeli ndalon filmimin ajror të Gazës
Gazetarë nga disa media britanike raportuan se Izraeli ua ka ndaluar të filmojnë Gazën nga ajri në aeroplanët që po dërgonin ndihma ajrore për popullsinë që vuan nga uria.
Duhet theksuar se ndihma nga ajri është e pamjaftueshme dhe më shumë duket si një fushatë marketingu sesa një përpjekje reale për ndihmë.
Gazetarja e Sky News, Sally Lockwood, e cila ishte në një prej fluturimeve të Forcave Ajrore Mbretërore të Jordanisë, përshkroi se si pa milje e milje rrënojash.
ëIsrael is banning journalists flying over Gaza with airdrop operations from filming anything from above, after blocking them for 22 months from entering Gaza on the ground
— Muhammad Shehada (@muhammadshehad2) July 29, 2025
Israel threatened to halt all airdrops if any journalist films from the flights' windows! pic.twitter.com/uxsujFIMBW
“Na u tha se pala izraelite ka paralajmëruar se çdo filmim i Gazës nga ajri mund të çojë në anulimin e këtyre fluturimeve të ndihmës. Megjithatë, kontrolli i fortë izraelit nuk i ndaloi fotografitë nga Gaza që të përhapen, duke tmerruar njerëzit në mbarë botën. Tani mbetet pyetja se çfarë do të bëjë bashkësia ndërkombëtare për këtë çështje”, shkroi Lockwood.
Të njëjtën informacion e përcolli edhe Jeremy Bowen i BBC-së, i cili gjithashtu ishte në një prej fluturimeve.
“Izraelitë nuk duan që ne të filmojmë shkatërrimin e Gazës nga dritaret e aeroplanit, por unë shikoja me sytë e mi për 10 minuta dhe mund të them se komunitetet në veri të Gazës, që i njoh mirë, ku jetonin dhjetëra mijëra njerëz, me jetë të vështirë, por me shpirt të fortë, janë shkatërruar plotësisht. Asgjë nuk ka mbetur prej tyre”, tha Bowen.
Ai kujtoi se Izraeli nuk lejon gazetarët të hyjnë në Gaza për të sjellë raportime dhe nuk dëshiron që Gaza të shihet dhe filmohet as nga ajri. /Telegrafi