
Një tërmet me magnitudë 8.8 goditi Rusinë Lindore - paralajmërime për cunami në Japoni, Alaskë dhe Hawaii
Një tërmet i fuqishëm, me epiqendër në rajonin e Kamçatkës, shkaktoi paralajmërime për cunami në Japoni, Alaskë dhe Hawaii.
Sipas mediave të huaja, tërmeti me magnitudë 8.8 që ndodhi në verilindje të Rusisë të mërkurën në mëngjes.

Atje u raportuan dëme dhe u lëshuan thirrje për evakuime në Gadishullin Kamçatka të Rusisë, epiqendrën e tërmetit.
Small tsunami waves seen surging up river at Kujëkuri Beach in the Chiba Prefecture of Eastern Japan.
— Sumit (@SumitHansd) July 30, 2025
Tsunami alerts issued for Russia, Japan, Guam, Hawaii, and Alaska.#earthquake #tsunami #Russia #Japan #Hawaii #Alaska pic.twitter.com/96aPnu2vME
Një cunami deri në 4 metra u raportua në disa pjesë të rajonit, tha ministri rajonal për situata emergjente Sergei Lebedev.
Qendra e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor paralajmëroi se valë 1 deri në 3 metra mbi nivelin e baticës mund të ndodhin në disa zona bregdetare të Hawaiit, Kilit, Japonisë dhe Ishujve Solomon.
Ndërsa në disa zona bregdetare të Rusisë dhe Ekuadorit, mund të ndodhin valë më shumë se 3 metra.
NEW: Images from Severo-Kurilsk, Russia show the aftermath as tsunami floodwaters begin to recede. pic.twitter.com/CjfrsATf0t
— Noteworthy News (@newsnoteworthy) July 30, 2025
Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi një paralajmërim për cunami për bregdetin e Paqësorit të Japonisë dhe deklaroi se valë deri në 3 metra mund të arrijnë bregdetin e Japonisë veriore.
Në fillim të korrikut, pesë tërmete të forta ndodhën pranë Kamçatkës, më i forti kishte një magnitudë 7.4.
Tërmeti më i madh ishte 20 kilometra i thellë dhe ndodhi 144 kilometra në lindje të qytetit Petropavlovsk-Kamçatsky, i cili ka një popullsi prej 180,000 banorësh.
Një tërmet me magnitudë 9.0 në Kamçatka më 4 nëntor 1952 shkaktoi valë 9.1 metra në Hawaii, duke shkaktuar dëme, por jo viktima. /Telegrafi