
Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordania fillojnë dërgimin e ndihmave nga ajri mbi Gaza
Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Jordania kanë filluar një raund të ri të dërgimit të ndihmave të reja nga ajri mbi Gaza.
Banorët e Gazës i kanë mirëpritur me kujdes raportet për një pauzë të përkohshme humanitare që lejon hyrjen e ushqimit dhe ilaçeve në enklavën e rrethuar, por shumë thonë se ndihma duhet të jetë fillimi i një zgjidhjeje më të gjerë dhe të qëndrueshme për krizën që po thellohet, shkruan BBC
Në anën tjetër, Izraeli zotohet për pauza 10-orëshe të përditshme në operacionet ushtarake në pjesë të Gazës “për qëllime humanitare”, ndërsa thotë se korridoret e ndihmës po krijohen për të “hedhur poshtë pretendimin e rremë për uri të qëllimshme.
Për muaj të tërë, popullsia e Gazës prej më shumë se dy milionë banorësh është përballur me mungesa ekstreme të ushqimit, ujit të pastër dhe furnizimeve bazë mjekësore, ndërsa bombardimet dhe mbylljet e kufijve e kanë ndaluar jetën e përditshme. /Klankosova.tv