Vdes nga uria foshnja 6 muajshe palestineze – nëna zemërthyer publikon pamjet ‘asht e lëkur’ të së bijës

Vdes nga uria foshnja 6 muajshe palestineze – nëna zemërthyer publikon pamjet ‘asht e lëkur’ të së bijës

Bota July 26, 2025 - 15:32

Një foshnjë palestineze gjashtë muajshe që vuante nga kequshqyerja e rëndë vdiq në krahët e nënës në Gaza, duke u bërë një nga viktimat më të fundit të krizës së urisë që ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar, por që vazhdon të përkeqësohet.

Vajza – Zeinab Abu Halib – vdiq dje ndërsa nëna e saj po përpiqej ta çonte në një spital në jug të Gazës.

“Zeinab ka qenë vazhdimisht në spitale gjatë tre muajve të fundit”, i tha CNN-it sot nëna e saj, Israa Abu Halib.

“Më është dashur të ecja për më shumë se 30 minuta sepse nuk ka transport… Rruga me baltë ishte shumë e gjatë, moti ishte shumë i nxehtë, por vazhdova të ecja edhe pse isha e uritur dhe nuk kisha ujë”, shtoi ajo.

“Papritur ndjeva që ajo ndaloi së lëvizuri dhe së marrë frymë; trupi i saj u bë më i rëndë,” tha Abu Halib, “nuk di çfarë të them më. Sa foshnja të pafajshme si Zeinab duhet të vdesin nga uria që bota të zgjohet?”

Zeinab “vdiq nga komplikimet e kequshqyerjes së rëndë,” tha Dr. Munir al-Boursh, Drejtor i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë.

“Ajo u la të tretet derisa u bë vetëm lëkurë dhe kocka… Më shumë se 260 mijë fëmijë nën moshën pesë vjeç në Gaza po vuajnë nga kequshqyerja,” tha al-Boursh.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë tha se vdekjet e fundit e çuan numrin e vdekjeve të lidhura me urinë në 127 që nga fillimi i konfliktit, përfshirë 85 fëmijë. /Telegrafi/

Image