
Përmbyset varka me emigrantë, viktima dhe të zhdukur në brigjet e Libisë
Të paktën 15 persona kanë humbur jetën pasi një varkë me emigrantë u përmbys në brigjet e Libisë.
Varka ishte nisur për në Evropë dhe mbante dhjetëra njerëz kur u përmbys rreth orës 2 të mëngjesit të së premtes pranë qytetit libian lindor të Tobrukut, sipas Marëan al-Shaeri, zëdhënësit për media të administratës së përgjithshme të rojës bregdetare në qytet.
Al-Shaeri konfirmoi se të gjitha viktimat e deritanishme ishin shtetas egjiptianë.
Ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin të gjallë dy anëtarë të ekuipazhit sudanez, por një i tretë ende mungon.
Nuk dihet ende shkaku i përmbysjes se varkës dhe as sa persona janë te zhdukur.
Libia është një pikë dominuese tranziti për emigrantët që ikin nga lufta dhe varfëria në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Incidentet e tilla pranë bregdetit të vendit kanë qenë të zakonshme.
Sipas projektit të emigrantëve të zhdukur të drejtuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, të paktën 434 emigrantë janë raportuar të vdekur dhe 611 të zhdukur pranë Libisë në tetë muajt e fundit./abcnews