
Ministri izraelit: Po nxitojmë në pastrimin e Gazës, ajo do të jetë hebraike
Ministri izraelit për Trashëgimi, Amichai Eliyahu, tha se Izraeli nuk duhet të merret me urinë në Gazë, gjë që shkaktoi reagime të ashpra nga e gjithë spektri politik.
Sipas raportimit të “Times of Israel”, politikani i djathtë nga partia Otzma Yehudit hodhi poshtë paralajmërimet e përsëritura të OKB-së për urinë e shkaktuar nga njeriu në enklavën e rrethuar, duke pretenduar se qeveria izraelite “po vrapon drejt shkatërrimit të Gazës”.
“Falë Zotit që po e fshijmë atë të keqe. E gjithë Gaza do të jetë hebraike”, tha Eliyahu për Radio Kol Barama, shkruan “timesofisrael”.
“Nuk duhet të merremi me urinë në Gazë – le ta kujdeset bota për ta. Asnjë komb nuk ushqen armiqtë e vet. A kemi humbur fare arsyen? A duhet të shqetësohemi për darkën e tyre?”, shtoi ai.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u distancua nga deklaratat, duke thënë se Eliyahu nuk është anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare që vendos për luftën.
“Politika e kësaj qeverie është e qartë dhe unike. Deklaratat e tij nuk përfaqësojnë qeverinë”, tha Netanyahu.
Sipas autoriteteve lokale shëndetësore, rreth 60 mijë palestinezë janë vrarë në Gaza që nga tetori i vitit 2023, duke përfshirë të paktën 113 persona që kanë vdekur nga uria.
Zyrtarët izraelitë akuzojnë Hamasin dhe grupet e tjera të armatosura se po magazinojnë furnizime dhe po sulmojnë civilët në vendet ku shpërndahet ndihma.