Trumpi merr vendim, SHBA-ja tërhiqet sërish nga UNESCO

Trumpi merr vendim, SHBA-ja tërhiqet sërish nga UNESCO

Bota July 22, 2025 - 23:27

Presidenti amerikan, Donald Trump, do t’i tërheq Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).

Ky është vendimi i radhës që Trump ndërmerr në vazhdën e largimit nga institucionet ndërkombëtare, teksa vendimi hyn në fuqi më 31 dhjetor 2026.

“Presidenti Trump ka vendosur ta tërheqë SHBA-në nga UNESCO – e cila mbështet kauza kulturore dhe sociale përçarëse dhe të ‘woke’-ut, që janë plotësisht në kundërshtim me politikat e arsyeshme për të cilat votuan amerikanët në nëntor,” tha zëdhënësja zëvendësuese e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, në një deklaratë.

Në anën tjetër, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, ka thënë se pjesëmarrja e vazhdueshme e SHBA-së në UNESCO “nuk është në interesin kombëtar” të vendit.

Shtetet e Bashkuara ishin anëtare themeluese të UNESCO-s në vitin 1945, por u tërhoqën në vitin 1984, duke përmendur shqetësime për keqmenaxhim financiar dhe njëanshmëri të perceptuar ndaj interesave amerikane./rtk