
Protestat në Los Angelos, Pentagoni urdhëron marinsat amerikanë të largohen
Pentagoni urdhëroi marinsat amerikanë të largohen nga Los Angeles, më shumë se një muaj pasi presidenti Donald Trump i nxori ata në qytet në përgjigje të protestave të dhunshme, pavarësisht se një lëvizje e tillë u kundërshtua nga zyrtarët lokalë.
700 marinsat u vendosën më 9 qershor në ditën e katërt të protestave në qendër të Los Angelesit, që filluan kundër politikanëve antiemigratore të administratës së Trump. Veç marinsave, në rrugë dolën dhe 4 mijë ushtarë të Gardës Kombëtare.
Megjithatë prania e tyre ishte e kufizuar vetëm në dy vende në qytet: në zyrën e emigracionit dhe doganave dhe në qendrën e paraburgimit të qytetit.
Vendimi për tërheqjen e Marinsave vjen pasi gjysma e trupave të Gardës Kombëtare u urdhërua të largohej nga qyteti javën e kaluar dhe pjesa tjetër vijojnë të mbeten aty.
Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, tha se prania ushtarake dërgoi një mesazh të qartë se paligjshmëria nuk do të tolerohet.
Protestat në Los Angeles vazhduan për disa ditë, megjithatë nuk u nevojit ndërhyrja e gardës apo marinsave për të ulur tensionet.
Vendimi për t’i nxjerrë në rrugë këto forca shkaktoi debate të shumta, mbi përdorimin e pushtetit nga Donald Trump. Ai i nxori gardën dhe marinën në rrugë, edhe pse diçka e tillë nuk ishte kërkuar nga guvernatori i një shteti. /abcnews