
Franca njofton një tjetër paketë sanksionesh kundër Rusisë
Bota
July 22, 2025 - 10:49
Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka nisur përgatitjet për një tjetër paketë sanksionesh të BE-së kundër Rusisë.
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barot, tha se kjo paketë e re sanksionesh ka si qëllim, që të detyrojë presidentin rus Vladimir Putin që të pranojë armëpushimin në Ukrainë.
Gjithashtu sqaroi se bëhet fjalë për sanksione që janë marrë në nivelin e BE-së dhe jo konkretisht për Francën.
“Unë tashmë u kam kërkuar ekipeve të mia të përgatisin një paketë të re edhe më të ashpër kundër Rusisë, me qëllim të detyrojnë Putini të pranojë armëpushimin në Ukrainë”, ka thënë ai. /abcnews