Izraeli kundërshton apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Izraeli kundërshton apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Bota July 21, 2025 - 23:29

 

 

Izraeli ka kundërshtuar deklaratën e përbashkët të 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gazë, tha sot Ministria e Jashtme izraelite.

 

ipas Izraelit deklarata e tyre është e shkëputur nga realiteti dhe i dërgon mesazhin e gabuar Hamasit – i cili e nisi këtë luftë dhe po e zgjat atë dhe është pala e vetme përgjegjëse për mungesën e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe një armëpushimi,ë

“Ekziston një propozim konkret për një marrëveshje armëpushimi: Izraeli i ka thënë vazhdimisht “Po” këtij propozimi, ndërsa Hamasi ka refuzuar me kokëfortësi ta pranojë atë”, tha ministria.

“Në një moment kaq delikat në negociatat në vazhdim, është më mirë të shmangen deklarata të tilla”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

“Të gjitha deklaratat dhe kërkesat duhet t’i drejtohen palës së vetme përgjegjëse për mungesën e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe një armëpushimi: Hamasit, i cili e nisi këtë luftë dhe po e zgjat atë”, thuhet në deklaratën e postuar në X.

“Në vend që të pranojë një armëpushim, Hamasi është i angazhuar në një fushatë për të përhapur gënjeshtra për Izraelin. Në të njëjtën kohë, Hamasi po vepron qëllimisht për të rritur fërkimet dhe dëmin ndaj civilëve që mbërrijnë për të marrë ndihmë humanitare”, tha Ministria e Jashtme Izraelite.

“Deklarata e 25 vendeve nuk ushtron presionin mbi Hamasin dhe nuk arrin të njohë rolin dhe përgjegjësinë e tij në këtë situatë. Hamasi është përgjegjësi i vetëm për vazhdimin e luftës dhe vuajtjet nga të dyja palët”, tha ministria./atsh