Kremlini nuk e përjashton mundësinë e takimit Putin - Trump në Kinë

Kremlini nuk e përjashton mundësinë e takimit Putin - Trump në Kinë

Bota July 21, 2025 - 15:52

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, është shprehur se Rusia është në favor të një rundi të tretë bisedimesh.

Ai gjithashtu nuk e përjashtoi mundësinë e një takimi midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij amerikan, Donald Trump, në muajin shtator, raporton Sky News.

Peskovi konfirmoi se Putin do të vizitojë Kinën për të shënuar 80-vjetorin e Luftës së Dytë Botërore, por tha se nuk kanë njohuri nëse Trumpi planifikon të marrë pjesë.