Zelensky: Vetëm presioni mund ta ndalojë agresionin rus

Zelensky: Vetëm presioni mund ta ndalojë agresionin rus

Bota July 21, 2025 - 13:18

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky është shprehur se vetëm presioni i vërtetë mund të ndalojë agresionin rus.

Kjo deklaratë e tij vjen pas sulmeve të fundit ajrore në Ukrainë. Presidenti i vendit tha se gjatë natës ekipet e shpëtimit dhe emergjencës janë angazhuar pas raportimeve për dëme dhe të plagosur.

Të paktën 15 persona mbetën të plagosur.

“Jam mirënjohës për ata që punojnë në Ukrainë dhe mbrojnë jetë. Vetëm presioni i vërtetë mbi Rusinë mund të ndalojë këtë agresion”, ka thënë mes të tjerash Zelensky. /abcnews