
Ekuadori ekstradon në SHBA trafikantin më të madh të drogës
Qeveria e Ekuadorit e ka ekstraduar të dielën trafikantin më të madh të drogës, Adolfo Macias, të njohur me nofkën “Fito” në Shtetet e Bashkuara, një muaji pasi ka rënë në duart e autoriteteve.
Më 2024, ai pati ikur nga një burg i sigurisë së lartë.
Zyra e Prokurorit në Shtetet e Bashkuara e ka publikuar aktakuzën kundër tij në prill.
I përshkruar si kreu i bandës “Los Choneros”, Macias akuzohet për shpërndarje të kokainës, për komplot dhe dhunë me armë, përfshirë kontrabandë të armëve.
Në një letër të lëshuar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë është thënë se Macias do të paraqitet në gjykatën federale të hënën.
Ky shtetas ekuadorian, dikur një shofer taksie, por i shndërruar në bos krimi, është pajtuar në gjykatë një javë më parë që të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuzat.
Ai është shtetasi i parë i Ekuadorit që ekstradohet nga vendi i tij prej hyrjes në fuqi të ligjit të ri një vit më parë.
Ligji është miratuar pas një referendumi të mbajtur nga presidenti Daniel Noboa me qëllim të sigurimit të mbështetjes për t’i luftuar bandat kriminale. /REL