
Senatori amerikan ia dërgon një paralajmërim Putinit për afatin e paqes
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar të zbatojë “tarifa të ashpra” ndaj Rusisë, nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje në Ukrainë brenda 50 ditëve.
Ky njoftim ka marrë mbështetje nga senatori amerikan Lindsey Graham, i cili thotë se tarifat për vendet që blejnë naftë të lirë ruse, do ta “godasin Putinin aty ku i dhemb më shumë”.
Duke iu referuar sulmeve të fundit të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, Graham shtoi se nëse Putini “dhe të tjerët” po pyesin veten se çfarë do të ndodhë në ditën e 51-të, “do të sugjeroja që të telefonojnë Ajatollahun”.
Irani ka qenë një aleat kyç i Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës, dhe ka ndihmuar Moskën të zhvillojë armë të vetat.
“Nëse do të isha një vend që blen naftë të lirë ruse, duke mbështetur makinën e luftës së Putinit, do ta besoja presidentin Trump për fjalën e tij”, tha Graham.