
Shembja e urës në Indinë Perëndimore vret të paktën nëntë persona
Bota
July 09, 2025 - 12:39
Të paktën nëntë persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën, pasi automjetet ranë në një lumë, pas shembjes së një pjese të urës në shtetin perëndimor të Gujaratit në Indi, thanë autoritetet.
Një pjesë e një ure në Vadodara të shtetit mbi lumin Mahisagar u shemb në mëngjes dhe filloi një operacion shpëtimi, tha zyrtari i lartë civil, Anil Dhameliya.
Dhameliya tha se automjetet ranë në lumë dhe nëntë trupa janë gjetur. Pesë persona u plagosën në incident, shtoi ai.
Zyrtari tha se operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe po bëhen përpjekje për të minimizuar humbjet njerëzore.
“Po përpiqemi ta përfundojmë operacionin më shpejt”, tha ai.