Dy të vdekur dhe 31 të lënduar në një aksident në Kroaci
Foto: Index.hr

Dy të vdekur dhe 31 të lënduar në një aksident në Kroaci

Bota May 04, 2025 - 14:32

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, në autostradën A3 Bregana–Zagreb–Lipovac.

Sipas mediave kroate, në aksident janë përfshirë një autobus dhe një automjet, të dy me targa të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Image

Dy persona kanë vdekur dhe 31 të tjerë janë lënduar, si pasojë e këtij aksidenti.

Ministri i Shëndetësisë i Kroacisë ka deklaruar se një e treta e të lënduarve ndodhen në gjendje të rëndë, shkruan Index.Hr.

Image

Tutje, bëhet e ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalet e Zagrebit, Siskut dhe Pakracit.

Ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa trafiku në të dy drejtimet e autostradës është bllokuar për disa orë, duke shkaktuar kolona të gjata automjetesh.

Image

Sipas informacioneve paraprake nga shefi i zjarrfikësve të rajonit Sisacko-Moslavacka, aksidenti u shkaktua kur një automjet Volkswagen goditi një kaproll që kishte dalë në rrugë transmeton Klankosova.tv.

Shoferi i automjetit ndaloi për të paralajmëruar automjetet e tjera, por një autobus që po afrohej nuk arriti të ndalonte në kohë dhe u përplas me makinën, duke thyer barrierën mbrojtëse dhe duke kaluar në korsinë e kundërt.

Image

Image

Hetimet për shkaqet e sakta të aksidentit duke u zhvilluar.

Image