Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 godet Papua Guinenë e Re
Bota
April 05, 2025 - 00:20
Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi brigjet e rajonit të Britanisë së Re në Papua Guinenë e Re.
Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Raportohet se tërmeti ishte në një thellësi prej 49 kilometra, shkruan Reuters.
Tani EMSC ka lëshuar paralajmërim për cunami.
Ndryshe, së fundmi një tjetër vend u godit nga një tërmet shkatërrues.
Myanmar në Azinë Juglindore u godit nga tërmeti 7.7 ballë i cili shkaktoi mbi 3000 viktima dhe dëme të mëdha materiale.