Rusisë nuk mund t'i besohet, thotë shefja e politikës së jashtme të BE-së
Bota
March 19, 2025 - 10:27
Kaja Kallas, shefja e lartë e politikës së jashtme të BE-së, ka thënë se Rusisë "nuk mund t'i besohet" pas bisedës së Putinit me Trumpin.
" Nëse lexoni të dyja përmbledhjet nga thirrja,, është e qartë se... Rusia nuk dëshiron në të vërtetë të bëjë asnjë lloj lëshimi," u tha ajo gazetarëve në Bruksel.
Ajo shtoi se BE-ja po punonte për të ofruar më shumë ndihmë ushtarake për Kievin. /Zëri