Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Bota March 12, 2025 - 11:41

Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, thotë se politikat ekonomike të Donald Trump “ia vlejnë” edhe nëse ato çojnë në një recesion, në një intervistë me CBS.

“Këto politika janë gjëja më e rëndësishme që Amerika ka pasur ndonjëherë”, shtoi Lutnick, transmeton Telegrafi.

“E vetmja arsye që mund të ketë një recesion është për shkak të marrëzive të Bidenit me të cilat duhej të jetonim. Këto politika prodhojnë të ardhura. Ato prodhojnë rritje, fabrika që ndërtohen këtu”, tha ndër tjera ai.

Duke mbrojtur politikat ekonomike të presidentit, Lutnick mohon se përdorimi i tarifave nga Tump po shkakton kaos.

“Nuk është kaotike, dhe i vetmi që mendon se është kaotik është dikush që po tregohet budalla”, shtoi Lutnick.

Komentet e tij vijnë pasi Trump bëri pyetje në Fox News nëse ekonomia amerikane po përballej me një recesion ose rritje të çmimeve si rezultat i vendimeve të tij për tarifat.

Në vend të kësaj, presidenti pretendoi se SHBA ishte në një “periudhë tranzicioni”.

“Ajo që po bëjmë është shumë e madhe. Ne po e kthejmë pasurinë në Amerikë. Kjo është një gjë e madhe, dhe gjithmonë ka periudha, kërkon pak kohë. Duhet pak kohë, por mendoj se duhet të jetë e mrekullueshme për ne”, tha Trump.