
Pas Kosovës, Rutte shkon për vizitë në SHBA
Bota
March 11, 2025 - 21:14
Pas vizitës që pati sot në Kosovë, shefi i NATO-s, Mark Rutte vazhdon tourin e tij të vizitave, duke ndaluar në Washington.
Është presidenti, Donald Trump ai i cili do ta pres Mark Rutten në takim, ka bërë të ditur sonte Shtëpia e Bardhë.
Derisa siç shkruan Reuters, Trump do të mirëpresë gjithashtu kryeministrin irlandez Micheal Martin në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën.
Kujtojmë se shefi i NATO-s sot zhvilloi takime të ndara me presidenten e vendit, Vjosa Osmani si dhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Takimet u cilësuan si rikonfirmim i angazhimit të Kosovës për siguri në rajon dhe më gjerë.