
Trumpi kërcënon Kanadanë me tarifa të reja
Bota
March 11, 2025 - 17:46
Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi me një përshkallëzim në luftën tregtare me Kanadanë si hakmarrje ndaj Ontarios për energjinë elektrike amerikane, raporton CNN.
Trump tha se ai do t’i përgjigjej shtesës prej 25% të Ontarios për energjinë elektrike në New York, Minesota dhe Michigan me një tarifë 25% për energjinë elektrike kanadeze. Kjo mund t’i rrisë edhe më shumë kostot për amerikanët, veçanërisht në shtetet veriore që mbështeten në energjinë nga Kanadaja.
Tarifa shtesë e Ontarios, e shpallur të hënën, kërcënon t’i rrisë faturat me 100 dollarë në muaj, tha kreu i Ontarios, Doug Ford.
Përveç kësaj, Trump tha se do të vendoste tarifa edhe më të mëdha për çelikun dhe aluminin kanadez sesa kishte planifikuar.