Vuçiqi për takimin me djalin e Donald Trumpit: Diskutuan për raportet mes Serbisë dhe Amerikës

Vuçiqi për takimin me djalin e Donald Trumpit: Diskutuan për raportet mes Serbisë dhe Amerikës

Bota March 11, 2025 - 13:07

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se është takuar me djalin e presidentit amerikan, Donald Trump Jr.

Lajmin e ka bërë të ditur në rrjete sociale.

“Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme”, është shprehur Vuçiqi.

Ai ka shtuar se takimi me djalin e Trumpit simbolizon angazhimin për forcim të raporteve dhe punën në adresimin e sfidave globale.