Pesë të vdekur nga sulmet ruse në Donetsk

Pesë të vdekur nga sulmet ruse në Donetsk

Bota March 08, 2025 - 16:58

Sulmet ruse në rajonin lindor të Donetskut në Ukrainë, kanë lënë të vdekur pesë persona dhe kanë lënduar nëntë të tjerë, raporton BBC.

Prokurorët rajonalë kanë thënë se trupat ruse kanë sulmuar zonat e banuara me civilë të Kostyantynivka, Pokrovsk, Lyman, Velyka Novosilka dhe të Dobropillia.

Dy bomba ajrore ishin lëshuar në fshatin e Ivanopillia në Kostyantynivka.