Deputetja serbe në gjendje të rëndë shëndetësore, pas përleshjeve në Kuvendin e Serbisë

Deputetja serbe në gjendje të rëndë shëndetësore, pas përleshjeve në Kuvendin e Serbisë

Bota March 04, 2025 - 12:15

Deputetja serbe Jasmina Obradoviq është dërguar në spital, pasi opozita shkaktoi përleshje në parlamentin serb.

Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq, tha se deputetja Jasmina Obradoviq, e cila u godit nga një shok-bombë, pësoi një goditje në tru dhe po lufton për jetën, raporton RTS

Pavarësisht zhurmës dhe tymit që ka mbushur sallën e Kuvendit, nënkryetari i parë i qeverisë, Sinisa Mali, ka nisur të shpjegojë propozimin për ndryshime në Ligjin për arsimin e lartë.