Rusia mirëpret pezullimin e ndihmës amerikane për Ukrainën: Kontributi më i mirë për paqen

Rusia mirëpret pezullimin e ndihmës amerikane për Ukrainën: Kontributi më i mirë për paqen

Bota March 04, 2025 - 11:36

Kremlini zyrtar e ka përshkruar vendimin e Donald Trumpit për të pezulluar ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën si "kontributin më të mirë për çështjen e paqes".

Rusia tha se ky hap mund ta inkurajojë Kievin të "kërkojë paqe", duke shtuar se vendet evropiane do të "përpiqen të kompensojnë Ukrainën" për humbjen e ndihmës ushtarake, transmeton Zeri.info.

Ndërsa Kremlini tha se do të duhet të shohë detajet mbi pezullimin e ndihmës amerikane, ai gjithashtu e mirëpriti dëshirën e Trumpit për paqe në Ukrainë. /Zëri