Rutte flet me Vuçiqin: E rëndësishme të punojmë për stabilitet në Ballkan

Rutte flet me Vuçiqin: E rëndësishme të punojmë për stabilitet në Ballkan

Bota March 03, 2025 - 22:09

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ku tha se diskutuan mbi stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Kreu i NATO-s ka përmendur edhe partneritetin me Serbinë.

“Është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë të punojmë bashkërisht, që të mbështesim stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, përfshirë partneritetin me Serbinë”, ka shkruar Rutte.