
Ministri i Jashtëm francez: Rreziku i një lufte në Evropë s’ka qenë kurrë më i lartë
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Nowl Barrot, thotë se “vija e frontit e Ukrainës “po afrohet gjithnjë e më shumë” me Bashkimin Evropian, duke rritur mundësinë e zgjerimit të luftës.
Duke folur për radion “France Inter”, ai tha se rreziku i një lufte në Evropë nuk ka qenë kurrë i lartë, sepse sipas tij, kërcënimi ka gati 15 vjet që po afrohet, raporton BBC.
Barroti shton se samiti i së dielës në Londër ishte “zgjimi i një pjese të tërë evropianësh që refuzuan të shohin realitetin e gjërave”, të cilët, thotë ai, tani janë të bindur se duhet të sigurojnë mbrojtjen dhe sigurinë e vet.
Në të ardhmen e afërt, ai thotë se është e mundur që bisedat midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump të rifillojnë, duke thënë se ekziston një “ndërgjegjësim i përbashkët” i interesave midis Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Evropës për t’i dhënë fund “dëshirave imperialiste”. /KlanKosova