Mbretëria e Bashkuar nënshkruan marrëveshjen për ta përshpejtuar kredinë afro 3 miliardëshe për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar nënshkruan marrëveshjen për ta përshpejtuar kredinë afro 3 miliardëshe për Ukrainën

Bota March 01, 2025 - 21:54

Kryeministri britanik, Keir Starmer dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kanë nënshkruar një marrëveshje për ta përshpejtuar kredinë prej 2.8 miliardë dollarëve për Ukrainën.

Sipas kancelares së Thesarit të Britanisë, Rachel Reevs kredia do të paguhet nga të ardhurat e asteve të ngrira sovrane ruse.

“Marrëveshja është pjesë e mbështetjes së palëkundur dhe të vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për popullin ukrainas”, tha Reeves, shkruan CNN/

“Këto para kanë të bëjnë me ndihmën për të siguruar integritetin territorial të Ukrainës,” tha Reeves, duke shtuar se fondet gjithashtu përforcojnë “sigurinë dhe pasardhësit e të gjithë Evropës”.

Ministri i Financave i Ukrainës, Serhiy Marchenko, i cili iu bashkua takimit nga distanca përmes videolidhjes, tha se Ukraina ishte “shumë mirënjohëse” për marrëveshjen “shumë të nevojshme”.